UEFA, takim me kompanitë e basteve
UEFA ka zhvilluar në Nion një takim me drejtuesit e kompanive të basteve, ku tema kryesore ishin shumat që qarkullojnë në ndeshjet e futbollit. Aty është përsëritur propozimi për të luftuar korrupsionin dhe bastet e dyshimta, të cilat mund të ndikojnë në rezultatin e ndeshjeve. Takimi është drejtuar nga numri 1 i UEFA-s, Mishel Platini, dhe synohej që të përforcoheshin lidhjet e bazuara mbi memorandumin e bashkëpunimit, i cili është firmosur nga palët në vitin 2005.