E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba për prindërit, që i largojnë nga shkolla

Ministria e Arsimit ka vendosur që të penalizojë të gjithë prindërit, të cilët pengojnë fëmijët, që të ndjekin shkollën, në sistemin e detyrueshëm. Një gjë e tillë është në ligj që me hartimin e tij, por asnjëherë nuk është aplikuar që pas viteve ‘90. Ndërkohë që, në zonat më të varfëra dhe të pazhvilluara edhe nga pikëpamja e inrastrukturës vihet re një rritje e shkallës së analfabetizimit dhe brakstisjes së shkollës nga fëmijët. Madje, sipas statistikave, numri i fëmijëve që braktisin shkollat është kontigjent potencial edhe për trafikimin e tyre. Sipas zëvendësministres së Brendshme, Iva Zajmi, parandalimi i fenomenit të trafikimit mund të bëhet vetëm përmes arsimimit dhe informimit. Qeveria greke përmes projektit "bankat e shkollave barrikadë ndaj trafikimit" do të financojë një shumë prej 220 mijë eurosh me qëllim trajnimin e nxënësve nga 14 deri 17 vjeç në 100 shkolla të kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›