Gjendja depresive, vetëvritet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi është vetëqëlluar me një automatik. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e vona të ditës së djeshme kur Bislim Elezi është vetëqëlluar me armën që mbante gjatë orëve të shërbimit. Elezi babai i tre fëmijëve është gjetur i vetëvrarë në kabinën e një objekti në të cilën punonte si roje private. Sipas burimeve nga policia mësohet se 48-vjeçari kishte ardhur në kryeqytet nga Tropoja dhe jetonte së bashku me familjen e tij. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se Elezi ka marrë një plumb të vetëm që i kanë kushtuar jetën. sipas burimeve të policisë mësohet se një nga arsyet që ai është vetëflijuar ka qenë gjendja depresive, por pa saktësuar motivet që e çuan drejt vetëvrasjes.