E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/trajneri De Jong, "spiun" në Maltë

Përveç vëzhgimeve në kampionatin shqiptar, krahu i djathtë i trajnerit Ari Han, Teodorus De Jong, do të survejojë edhe kundërshtarët e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2010. Ai ka udhëtuar drejt La Valetas, ku do të jetë i pranishëm në turneun miqësor që po zhvillohet në Maltë (aktiviteti ka filluar në datën 2 shkurt dhe do të përfundojë më 6). Në këtë turne, përveç Maltës organizatore marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Bjellorusisë, Islandës dhe Armenisë. Të mërkurën, De Jong do të ndjekë nga afër Maltën, në takimin që do të luajë në orën 19:45 kundër Bjellorusisë, në stadiumin "Ta Qali". Numri 2 i stafit teknik të përfaqësueses do të rikthehet në Tiranë në datën 7 shkurt, ku do të vazhdojë "misionin" për të cilin ka ardhur në Shqipëri: vëzhgimin e ndeshjeve të kampionatit për të parë në aksion lojtarët e kombëtares dhe ata që janë kandidatë për një fanellë kuqezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›