E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba për 372 shoferë, shoqërohen 11 persona

Gjobat tronditin "kuletat" e shoferëve kundërvajtës në Qarkun e Elbasanit. Të paktën në tri ditët e fundit aksioni i policisë së qarkullimit rrugor në shkallë qarku, ka vënë 372 gjoba relativisht të larta për ata drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor brenda në qytete e në akse rrugësh të ndryshme. Sipas Koço Simakut, specialisti i policisë rrugore pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Koço Simaku, efektivat e policisë rrugore kanë vendosur 372 masa administrative shuma e të cilave shkon mbi 500 mijë lekë, si dhe janë shoqëruar për në komisariat 11 persona për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe mungesë dokumentacioni. Këto kontrolle, sipas Simakut, kryhen për të evituar në maksimum aksidentet, si dhe për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues të cilët ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, kundrejt atyre drejtuesve, të cilët nuk vendosin rripin e sigurimit, nuk ndezin dritat e shkurtra në lëvizje, si dhe kundrejt drejtuesve, të cilët përdorin pije alkoolike duke drejtuar mjetin. Vetëm në qytetin e Elbasanit janë vendosur 227 gjoba, 46 në qytetin e Peqinit, 9 të Gramshit, si dhe 90 gjoba nga rrugorët e Librazhdit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›