E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i refuzon Kosenit rikthimin

Gjykata e Tiranës i ka refuzuar dje kërkesën për t‘u rikthyer në detyrë ish-drejtorit të policisë së Elbasanit, Edmond Koseni. Ish-koloneli kishte kërkuar nga gjykata "Detyrimin e Ministrisë së Brendshme për ta sistemuar me punë në funksionin e punonjësit të policisë, sipas gradës dhe pagesën e pagës duke filluar nga muaji maj 2002". Gjykata vendosi që ai të përfitonte një shpërblim të menjëhershëm, të barabartë me pagën e dy muajve që përfitonte ai në nëntor 2001, kur u pezullua nga detyra si dhe pagesë kalimtare në përputhje me ligjin "Për trajtimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit". Në këtë mënyrë, ndonëse do të marrë një shpërblim të mirë, ish-koloneli nuk do të mund të realizojë synimin e tij për t‘u rikthyer në radhët e Policisë së Shtetit, çka u duk e mundshme pak kohë më parë kur gjykata shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave në bazë të së cilit ishte shkarkuar Koseni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›