E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga, shiste ekstazi për adoleshentët

Një 29-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur duke shpërndarë drogë të llojit "ekstazi". Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se për konsumim të veprës penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", seksioni i posaçëm i luftës kundër drogës mundësoi kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Endri Muhamet Cuni, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ky person u kap dy net më parë, rreth orës 23:30, në rrugën "Kajo Karafili" në Tiranë, gjatë momentit të shitjes së disa kapsulave të dyshuara si "ekstazi". Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar, atij iu gjetën në cilësinë e provës materiale dhe iu sekuestruan një qese me 16 kapsula të dyshuara si ekstazi, një telefon "Nec", si dhe shuma e parave prej 5700 lekësh, për të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›