E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohet dënimi i turkut Ozel

Akuza ka kërkuar 29 vjet heqje lirie për një shtetas turk dhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen për veprën penale të "Dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit", në bashkëpunim në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Prokurori gjatë konkluzioneve përfundimtare ka kërkuar dënimin e turkut Yasin Ozel dhe shqiptarit Ali Ademi, me nga 10 vjet burg secilit, ndërsa për Kelmend Frrokun u kërkuan 9 vjet. Këta persona janë dënuar një herë përpara disa vitesh, por Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin dhe rikthyer dosjen për rigjykim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›