E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo takon kryesine e “Urdhrit të Infermierit”



Shërbimi i infermierëve nëpër spitale duhet të shënojë rezultate më të larta në përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Ministrja e shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi një takim me Unionin Europian të Urdhrave Profesionalë të shoqëruar nga Bordi Drejtues i Urdhrit të Infermierit, i cili është ngritur më 29 maj të vitit 2007 në Republikën e Shqipërisë. Godo, theksoi se puna e bluzave të bardha duhet të synojë ruajtjen e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesionit infermier- mami fizioterapist, si edhe mbrojtjen e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i këtyre profesioneve. Ky urdhër, ditët e fundit ka filluar veprimtarinë e tij me hartimin e kodit etik dhe dentologjik. Mbas aprovimit dhe informimit të gjithë profesionistëve, ky kod është detyrues për të gjithë anëtarët e urdhrit dhe për të gjithë studentët gjatë zhvillimit të praktikave mësimore. Gjithashtu në këtë takim u premtua mbështetje reciproke për mbarë funksionimin e urdhrave Profesionalë. Njëkohësisht u diskutua për shkëmbimin e eksperiencave mes vendit tonë dhe atyre europiane për rritjen e standardeve profesionale në nivel të atyre Europian, si dhe në interes të pacientëve dhe publikut. Drejtuesit e Urdhrit të Infermierit në Shqipëri shprehën se do të synojnë rritjen e cilësisë së shërbimit në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Një nga pikësynimet e Urdhrit të infermiereve, është edhe anëtarësimi i shpejtë në Unionin Europian të Urdhrave Profesionalë.

25 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›