Ligji i ri “Për transparencën e bankave”, ja si do të spiunohen klientët e dyshimtë
Bankat dhe unionet e kreditit duhet të denoncojnë çdo rast. Kushtet e reja të raportimit parandalojnë pastrimin e parave
Ervin Koçi
Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por edhe institucionet financiare jobankare, që merren me financime dhe dhënie kredish apo donacionesh të ndryshme, do të detyrohen që të raportojnë transfertat e dyshimta bankare. Më 10 shtator hyri në fuqi ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili u miratua në maj të këtij viti. Ligji parashikon uljen e kufirit të transfertave që duhet të raportohen si të dyshimta për 16 bankat e nivelit të dytë që operojnë në sistemin tonë bankar dhe për unionet e kreditit. Raportimi duhet të bëhet pranë Bankës së Shqipërisë dhe më pas në Drejtorinë e përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për rastet e dyshimta. Aktualisht këto institucione bankare janë njoftuar për të nisur zbatimin e këtij detyrimi, por nuk ka ende një deklaratë unike tip për të gjitha institucionet. Kjo deklaratë dhe udhëzimi për procedurat që duhet të ndiqen për këtë proces transparence pritet të prezantohen sot nga Banka e Shqipërisë. Sipas ligjit, raportimi tek autoriteti përgjegjës (BSH-ja), është i detyrueshëm kur subjektet dyshojnë se prona është produkt i veprës penale ose ka për qëllim të përdoret për financimin e terrorizmit, menjëherë, brenda periudhës së përcaktuar në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, i paraqesin një raport autoritetit përgjegjës, ku parashtrojnë dyshimet që kanë.
Ligji
“Kur subjektit (bankës ose uninionit të kreditit), të cilit i kërkohet nga klienti të kryejë një transaksion, ka dyshime se transaksioni mund të përfshijë pastrim parash ose financim terrorizmi, ai duhet t’ia raportojë menjëherë çështjen autoritetit përgjegjës dhe të kërkojë udhëzime nëse duhet ta kryejë apo jo transaksionin. Autoriteti përgjegjës është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 48 orëve”, - thuhet në ligj. Subjekteve, bankat dhe institute bankare u kërkohet t’i raportojnë autoritetit përgjegjës, sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji të gjitha transaksionet në para fizike (kesh), në një vlerë të barabartë ose më të madhe se 1.500.000 lekë, ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja (valutë). Po kështu, të gjitha transaksionet që nuk janë në para fizike (kesh), në një shumë të barabartë në vlerë me ose më të madhe se 6 milionë lekë ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm ose si transaksione të lidhura me njëri-tjetrin, duhet të raportohen në autoritetet përgjegjëse.
Kontrolli i llogarive
Në ligj parashikohet edhe kontrolli për llogari të përdorura jo për operacione normale personale ose aktivitete ekonomike të lidhura me to, por për të marrë ose për të derdhur shuma të mëdha të cilat nuk gjejnë justifikim ose lidhje me mbajtësin e llogarisë, apo me aktivitetin e tij. Po kështu edhe për llogaritë që për një kohë të gjatë janë joaktive ose pak të aktivizuara dhe pa justifikime të arsyeshme, papritmas fillojnë operacione me shuma të mëdha ose që pak kohë më parë kanë përfituar kreditime të mëdha e të papritura, sidomos nëse ato vijnë nga jashtë, ato paraqiten si të dyshimta. Ato trajtohen njësoj si edhe llogaritë që paraqesin një tepricë aktive të madhe, që nuk përputhet me ecurinë e zakonshme financiare të klientit, veçanërisht nëse ajo është transferuar në llogari jashtë shtetit.
BOX////////////////////
Sjellja dhe praktikat e klientit, bankat denoncojnë kur vërejnë ndryshime
Klientët që refuzojnë ose që pa justifikim ngurrojnë të japin informacionet e duhura për kryerjen e operacioneve bankare, të deklarojnë aktivitetet e veta apo të paraqesin dokumentacionin kontabël ose të një lloji tjetër, konsiderohen nga banka si “klientë me sjellje anomalie”. Për pasojë për një klient të tillë, ashtu si edhe për klientët në vështirësi ekonomike, që papritur kërkojnë të shlyejnë plotësisht ose pjesërisht detyrimet me anë të derdhjeve të papritura me një vleftë të madhe, pa një justifikim të dukshëm dhe pa saktësuar origjinën e fondeve, bankat private dhe institucionet jobankare duhet menjëherë të vënë në dijeni autoritet superiore dhe të bëjnë denoncimin e rastit. Në bazë të ligjit të ri: “quhen të dyshimtë të gjithë klientët që evitojnë kontakte direkte me personelin e bankës, duke lëshuar prokura në emër të të tretëve, në mënyrë të shpeshtë e të pajustifikuar, apo klientët që, pa dhënë justifikime të arsyeshme, drejtohen tek një sportel bankar, që ndodhet larg nga zona në të cilën banojnë ose ushtrojnë aktivitetin e tyre”. Po kështu e njëjta praktikë do të ndiqet nga bankat private edhe për klientët që publikisht njihen që kanë të dhëna kriminale, apo japin si adresë të tyre një adresë të një personi të tretë, apo kryejnë transaksione me partnerë jo të zakonshëm.
Në kontroll edhe zyrat e këmbimit valutor
Ligji i ri “Për transparencën bankare dhe parandalimin e pastrimit të parave”, vë nën sitë edhe agjencitë apo pikat e këmbimit valutor në të gjithë vendin, ose siç njihen ndryshe “exchange”. Në praktikën ndërkombëtare, zyrat e këmbimit valutor po përdoren gjithnjë e më shumë si rrugë për pastrimin e parave, pasi në operacionet që ato kryejnë është e vështirë të dalë i qartë burimi dhe origjina e parave që këmbehen. Madje ekzistenca e tregut joformal në vendin tonë lë shteg për veprime jo të rregullta. Ndërkaq, nëse janë të përfshirë edhe punonjësit e bankës në një transaksion të dyshimtë një prej elementëve identifikues është një ndryshim i madh në kushtet e jetesës i pamotivuar.
Borxhi i jashtëm me Greqinë, ratifikohet marrëveshja me PEA-n
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ratifikoi dje marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Panhelenike të Eksportuesve (PEA), për konsolidimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë. Me anë të kësaj marrëveshje, miratuar nga Komitetit Qeveritar të Bisedimeve Borxhit të Jashtëm, (KQBBJ), konsolidimi i borxhit të jashtëm të trashëguar kundrejt dy shoqërive private greke, "Brothers Hasiotis" dhe "Dimitrios Ant. Liakos" të përfaqësuara nga PEA, bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në ligjin "Për zgjidhjen e borxhit të jashtëm të trashëguar të papaguar të Shqipërisë". Borxhi që konsolidohet me këtë marrëveshje arrin në 195 369, 00 dollarë dhe përbëhet vetëm nga principale. Në mbështetje të praktikave ndërkombëtare mbi shumën e principalit, duhej të përllogariteshin kamatë-vonesat. Por pas negociatave të zhvilluara nga KQBBJ dhe PEA, u ra dakord që të faleshin detyrimet, të cilat rrjedhin nga interesat, prej çastit të krijimit të borxhit, e deri në shlyerjen e tij.
25 Shtator 2008