Grataçiela që do të ndryshojë Kinën
Dy enigma të pazgjidhura. E
para: në Kinë sa kohë
nevojitet për të ndërtuar
8300 kilometra autostradë, ose 15
mijë kilometra hekurudhë, nga ku
7 mijë prej tyre duhen me një shpejtësi
rekord? E dyta: sa kohë i duhet
Kinës për të ndërtuar mrekullinë
e saj të fundit të arkitekturës
dhe mrekullisë, një grataçielë që ka
formën e një shtize dhe një lartësi
prej 580 metrash?
Le të shohim përgjigjet: për
8300 kilometra autostradë, kohëzgjatja
e ndërtimit do të jetë jo
më shumë se dymbëdhjetë muaj
(është plani për vitin 2008, që do
ta çojë në 60 mijë kilometrazhin e
përgjithshëm të autostradës);
ndërsa për hekurudhat super të
shpejta, duhen plot tri vjet. Për
grataçielën, "shtizën" e Shangait,
do të duhen dy vjet, që nga prezantimi
i bërë pak ditë më parë pas
prerjes së shiritit. Kina është klasifikuar
si një vend "ekstrem" për
ndërtimin e grataçielave të larta,
për gjeometrinë dhe dimensionet.
Në vitin 2010, në vigjilje të ekspozitës
universale, do të jetë gati
një kështjellë vertikale, që do të
presë 12 mijë menaxherë, jaka të
bardha, turistë. Njëqind e tetëmbëdhjetë
kate për zyra, banka,
dyqane, hotele, që do ta modifikojnë
edhe më shumë profilin urban
të perlës së Lindjes.
Megjithatë, rruga drejt risive
nuk ka fund: idetë, fantazia dhe
investimet janë një recetë fantastike.
Ajo që ndodh është e mundur,
pasi ata që udhëheqin qytetet
dhe vendet kanë të drejtën të urdhërojnë
mijëra familje që të braktisin
shtëpitë e tyre të vjetra për
t‘ua lënë vendin ikonave të zhvillimit,
mirëqenies dhe modernes.
Ana tjetër e medaljes është
shpërngulja me forcë e familjeve,
e cila nuk fshihet kur flitet për këtë
kantier të madh, që është bërë
Kina e ditëve të sotme.
Manhatani kinez
Ndryshimi më i madh dhe i
fundit në radhë shfaqet në zonën
e Pudong, cilësuar si Manhatani i
Shangait, që në fillim të viteve ‘90
ishte një fushë e madhe dhe
kënetë: projekti i grataçielës së re
u firmos nga studioja SOM (Skidmore,
Owings & Merril) në Çikago
dhe është financuar nga tri shoqëri
kineze, dy shtetërore dhe një
bashkiake. Kantieret janë të
hapura, nga fjalët te faktet. Kështu
funksionojnë gjërat nga këto
anë, kur në mes qëndron një vepër
për t‘u dizajnuar dhe realizuar,
qoftë një pallat apo urë. Këtu
mund të përmendim urën Hanghzhou,
që pasi të përfundojë, do
të jetë më e gjata në botë, me 36
kilometra. Përfundimi i saj është
parashikuar të përfundojë pas
pesë vjetësh.
Ndërtesat
Të gjitha zonat rurale më të
humbura do të asfalton ose do të
riasfaltohen me 270 mijë kilometra
rrugë të vogla apo mesatare
brenda fundit të këtij viti.
Kina po ndryshon fytyrë ditaditës
dhe kjo duket qartë. Arsyet e
këtij ndryshimi janë të shumta
(nevoja e infrastrukturës, krenaria,
prodhimi i pasurisë) dhe më
kryesorja, në rastin e "Shangai
Center", grataçiela 580 metra, ka
një ngjyrim politik jo të deklaruar,
por të nënkuptuar.
Kina ka kultivuar ëndrrën për të
kaluar Tajvanin dhe të ristabilizojë
hierarkinë: ne jemi metropoli.
Megjithatë, nuk mund të imagjinosh
të shohësh nga ana tjetër e
ngushticës, nga Taipei grataçielën
"101", një ndërtesë 508 metra, që
zgjat hijen e 101 kateve.
Rekordi
Rekordi i "dragoit" do të tejkalohet.
"Shangai Center", për të cilën
nuk njihen kostot, do të ngrihet
mes dy vëllezërve: Jin Mao (401
metra) dhe World Financial Center
(492 metra). Ndërtimi i këtij të fundit
ka nisur që në vitin 2004 dhe do
të përfundojë në pranverë. Kjo
grataçielë, e gjatë një kilometër e
400 metra, është ndërtuar mbi një
fushë, ku qindra vjet më parë kultivohej
orizi. Sigurisht, nuk ka asgjë
për t‘u habitur.
Enigma e fundit: sa rrugë ka
ndërtuar Kina në 30 vjet? Përgjigja:
3 milionë e 570 mijë kilometra
rrugë. E çfarë janë për Kinën
edhe 580 metra lartësi për
grataçielën "shtizë"?