Ndoka: Do bashkëpunojmë me LSI
Partia Demokristiane paralajmëron se do të bashkëpunojë me LSI për reformën zgjedhore. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka mbështetur sistemi aktual zgjedhor, duke e cilësuar atë si shumë të mirë.
"Sa për sistemet proporcionale, interesat tona shkojnë kundër tyre. Politika shqiptare po ecën kundër vullnetit të shqiptarëve dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e politikës", tha Ndoka. Ditën e djeshme në selinë e PDK është prezantuar edhe anëtari më i ri i PDK-së, Hamit Kosta, i cili lë përfundimisht Partinë Socialiste për t`iu bashkuar grupit demokristian. Pas largimit të Lesit, PDK bëhet sërish me 8 deputetë, ndërkohë që ftesës së Ndokës për t‘iu bashkuar kësaj partie i janë përgjigjur negativisht deputetët e tjerë.