Per Koshtunicen ka filluar numerimi mbrapsht
Politikanët kryesorë serbë, kush
më shumë e kush më pak, të
gjithë karrierën, fitoret dhe mbijetesën
e tyre në politikë nuk e
kanë lidhur me punën dhe rezultatet për
integrimin e sigurimin e një mirëqenieje
të vazhdueshme për popullin e tyre, por
me retorika të nacionalizmit mitik serb,
sidomos rreth Kosovës. Millosheviçit kjo
i kushtoi jo vetëm fundin e karrierës së
tij politike, por edhe prangosjen për në
Hagë. Edhe pasardhësi i Millosheviçit në
postin e Presidentit të Serbisë, Kryeministri
aktual serb, Vojisllav Koshtunica,
me veprimet dhe qëndrimet që po mban
ndaj Kosovës dhe Perëndimit, po e implikon
për ditë dhe më tepër veten në
një veprimtari që po kërcënon paqen,
po nxit luftën në rajon dhe po përpiqet
të destabilizojë një shtet të pavarur,
sovran e të njohur ndërkombëtarisht,
siç është Kosova. Me një politikë dhe
një vizion për vendin e tij të njëllojtë
me Millosheviçin, Koshtunica po ecën
pa ndërprerje drejt udhëkryqit historik
që do t‘i rezervojë të njëjtin fat si Millosheviçit.
Për Koshtunicën tashmë ka
filluar numërimi mbrapsht.
Vojisllav Koshtunica erdhi në pushtet
në Beograd pas zgjedhjesh të diskutueshme
dhe vetëm pasi mbështetësit e
tij sulmuan Parlamentin serb më datë
5 tetor 2000. Për nacionalizmin akademik
serb, Millosheviçi në atë kohë
ishte kthyer në një kartë e djegur. Ata u
angazhuan për të gjetur dhe mbështetur
për President të Serbisë një nacionalist
më pak të ekspozuar ndaj Perëndimit,
por që ishte po aq besnik ndaj vizionit
mesjetar politik serb për Kosovën.
Perëndimi e përkrahu ardhjen e Koshtunicës
në pushtet, në rivalitetin midis tij
dhe Millosheviçit. Midis dy të këqijave,
perëndimorët në atë kohë menduan se
zgjodhën të keqen më të vogël. Faktorët
politikë shqiptarë, brenda dhe jashtë
vendit, pavarësisht kënaqësisë për
përmbysjen e Millosheviçit, në atë kohë,
nuk shprehën ndonjë entuziazëm për
ardhjen në pushtet të Koshtunicës. Guri
i provës për të do të ishte qëndrimi i tij
ndaj Kosovës.
Për kosovarët, Koshtunica, nuk ishte
i panjohur. Shqiptarët nuk mund t‘i
harronin lidhjet e tij me paramilitarët
diqë
kishin kryer krime në Kosovë. Në
median shqiptare qarkullon akoma një
foto e tij me kallashnikov në dorë, bërë
mes paramilitarëve serbë në Kosovë.
Ai kishte manifestuar që në kohën e
komunizmit ndjenjat e tij antishqiptare.
Koshtunica, në atë kohë, ishte rreshtuar
që në vitin 1974 përkrah kundërshtarëve
të Titos, pasi ishte kundër dhënies së autonomisë
Kosovës dhe Vojvodinës. Edhe
më vonë, pas shembjes së komunizmit,
ai kishte braktisur Partinë Demokratike
të Zoran Gjinxhiçit, sepse kërkonte një
radikalizim të qëndrimit ndaj Kosovës.
"Kosova është turpi i Evropës" do të
deklaronte Koshtunica ditën që do të
bënte betimin si pasues i Millosheviçit.
Shqiptarët tashmë nuk kishin asnjë
mëdyshje për të! Koshtunica do të luftonte
që në fillim për të fituar bastin që
kishte vënë gjatë fushatës së tij elektorale
për President se Kosova do të jetë
pjesë e Serbisë. Me gjithë mundësitë
që u dhanë nga Perëndimi, ai nuk arriti
asnjëherë të çlirohej nga nacionalizmi
serbomadh e të merrte profilin e një
politikani evropian.
Pseudovlerat e tij u sfumuan shpejt,
sidomos përballë profilit modern e
perëndimor të Kryeministrit të atëhershëm
serb, Zoran Gjinxhiç. Koshtunica
bëri të gjitha përpjekjet për eliminimin
tij. Nisma e Gjinxhiçit, në vitin 2003, për
çlirimin e Serbisë nga "pesha" e Kosovës,
i kushtoi atij jetën. U eliminua nëpërmjet
një atentati të organizuar nga shërbimi
sekret serb. Në media u raportua prova
për përfshirjen e njërit nga këshilltarët
e Koshtunicës në komplotin për vrasjen
e Kryeministrit Zoran Gjinxhiç. Shpallja
e pavarësisë së Kosovës, njohja e menjëhershme
e saj nga SHBA dhe fuqitë
kryesore evropiane, garancia e NATO-s
dhe forcave kosovare të sigurisë për
të ruajtur paprekshmërinë e kufijve të
Kosovës, po ua zvogëlojnë mundësinë
politikanëve serbë që të vazhdojnë të
përdorin Kosovën për të mbijetuar në
politikë.
Megjithëse të dëshpëruara, përpjekjet
e tyre të fundit kundër pavarësisë
së Kosovës janë të rrezikshme për stabilitetin
në Kosovë, Serbi dhe në mbarë
rajonin. Për të nxitur dhunën në Kosovë,
Koshtunica ka një plan të detajuar ku
shërbimin sekret serb do të luajë një rol
të veçantë. Për të përgatitur terrenin, që
të krijohen incidente e nxiten shpërthime,
në pjesën veriore të Kosovës
janë infiltruar pjesëtarë të shërbimeve
sekrete serbe.
Planet serbe janë "lexuar" edhe nga
shërbime të tjera sekrete, të interesuara
për zhvillimet në Kosovë e në rajon.
Pjesërisht këtë plan e publikoi gazeta
kroate "Jutarnji List" e datës 19.02.2008.
Duke cituar burime të Shërbimit Sekret
të Kroacisë, gazeta raportoi se, pas
shpalljes së pavarësisë, pritej organizimi
i incidenteve dhe trazirave të kontrolluara,
që përfshinin sulme të vogla mbi
pasurinë dhe pjesëtarët e UNMIK-ut
dhe sulme më të ashpra në zonën kufitare
mes Kosovës e Serbisë, në rajonin e
Mitrovicës. Incidentet do të intensifikohen
për të krijuar shkaqe, që serbëve të
veriut të Kosovës, t‘u nevojitet ndihma e
përbashkët e KFOR-it dhe ushtrisë serbe.
Synimi është që KFOR-i dhe faktori
ndërkombëtar të lejojë bashkimin e kësaj
pjese të Kosovës me Serbinë. Gazeta
kroate raportonte, gjithashtu, se pritet
që informatorët serbë të nxisin incidente
edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Në rast
se ata do të arrijnë të realizojnë trazira,
qeveria serbe do të deklaronte para
bashkësisë ndërkombëtare se qeveria e
Kosovës nuk mund ta kontrollojë situatën,
prandaj duhej të kërkohej ndihma e
ushtrisë së Serbisë, për ta kontrolluar atë
në bashkëpunim e KFOR-in.
Nga veprimet në terren, duket se
plani është vënë në zbatim. Janë sulmuar
pikat doganore në kufirin midis
Kosovës dhe Serbisë, po tentohet të
pushtohen institucionet në Mitrovicën
e Veriut si gjykata, zyrat e misionit të
BE-së, burgu, etj. Plani serb është i
asnkoordinuar
mjaft mirë edhe me ato të
shërbimeve sekrete ruse. Pas trazirave
në Beograd qëndron Rusia, deklaroi
ish-ambasadori amerikan në Kombet
e Bashkuara, Richard Holbrook. Duke
synuar ta mbajnë Perëndimin sa më
larg problemeve të brendshme të tyre,
në mënyrë që Perëndimi të mos ndiejë
erën e kufomës së demokracisë ruse
dhe farsës së zgjedhjeve presidenciale
të 2 marsit, rusët po përpiqen me çdo
rrugë e mundësi që t‘i nxjerrin sa më
shumë pengesa shtetit të ri të Kosovës.
Ata po mbështesin përpjekjet e qeverisë
serbe për të izoluar, destabilizuar dhe
ndarë shtetin e Kosovës. "Në Kosovë do
të ndodhë ndarja faktike e krahinës në
pjesë veriore serbe e jugore shqiptare, si
pasojë e shpalljes jolegale të pavarësisë
së Kosovës", deklaroi për gazetën serbe
"Blic", Aleksandar Bocan-Harçenko, përfaqësuesi
rus në Trojkën për Kosovën.
Koordinator me serbët, në veprimtarinë
e tyre kundër Kosovës, duket se
është ambasadori rus në NATO, politikani
45-vjeçar, Dmitrij Olegoviç Rogozin.
Stërnip i një vullnetari serb në armatën
perandorake ruse, i quajturi dhe "Tigri
siberian", ambasadori Rogozin, vite më
parë, në kontaktet e rregullta që mbante,
e kritikonte vazhdimisht Slobodan Millosheviçin,
se nuk kujdesej sa duhet për
serbët në Bosnjë e Hercegovinë. Rogozin
mbante kontakte dhe me Radovan Karadziçin,
e sidomos me Ratko Mladiçin.
Kohë më parë shtypi ka raportuar se
Rogozin ka ndikim të madh jo vetëm në
situatën politike në Serbi, por edhe në
Republika Srpska, ku ka qenë "mysafir"
disa herë edhe gjatë luftës. Reagimi i tij
i ashpër për të mos penguar vullnetarët
serbë që të futen në Kosovë, tregon qartë
angazhimin e tij për realizimin e planeve
serbo-ruse për destabilizimin e shtetit të
ri të Kosovës. Në të vërtetë, me veprimet
dhe mbështetjen e tij ndaj Millosheviçit,
Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit, Rogozin
duhet të ishte në listat e të kërkuarve të
Karla Del Pontes për në Hagë dhe jo të
rrinte në zyrën e tij në Selinë e NATO-s
në Bruksel. Gjithsesi, kështu funksion
"demokracia" ruse.
Mitingun e datës 21 shkurt 2008
në Beograd, Vojisllav Koshtunica po e
përjeton si sukses të tijin ashtu siç e
përjetoi Millosheviçi mitingun e Fushë-
Kosovës në qershor 1989. Degjenerimi i
mitingut nga paqësor në sulme ndaj ambasadave
perëndimore e akte huliganizmi,
roli që ai dhe ministrat e tij luajtën
në organizimin e këtij mitingu, retorika
që përdori në fjalën e tij, e kryqëzuan
Koshtunicën jo vetëm para botës, po
edhe brenda vendit. Cedomir Jovanoviç,
lideri i liberaldemokratëve serbë, kandidat
për President, si dhe Nenad Çanak,
lideri i socialdemokratëve vojvodinas
e akuzuan hapur Kryeministrin serb
për veprimtari kriminale. "Kemi parë
shumë informacione shqetësuese se
zyrtarët e qeverisë serbe, përfshirë një
ministër, kanë nxitur dhunën. Kjo duhet
të marrë fund", tha para mediave më
datë 22.2.2008, Mc Cormak, zëdhënësi i
Departamentit Amerikan të Shtetit.
Garancia e NATO-s dhe forcave kosovare
të sigurisë për mbrojtjen e kufijve
të Kosovës, po ja zvogëlojnë mundësinë
serbëve ta zhvendosin tërësisht krizën
jashtë kufijve të Serbisë. Koshtunica
dhe politikanët serbë nuk do të mund
të vazhdojnë gjatë të përdorin Kosovën
për të mbijetuar në politikë. Kriza
politike tashmë po troket në Serbi. Ajo
tani po i afrohet udhëkryqit të saj final.
Do të orientohet drejt Perëndimit, apo
do të mbetet peng i Rusisë dhe i miteve
të saj mesjetare. Me të dyja bashkë nuk
mund të vazhdojë. Perëndimi duhet të
jetë i përgatitur për rezultatet e asaj që
do të ndodhë brenda Serbisë, të cilat
mund të mos jenë aq të këndshme,
thotë James Lyon, përfaqësuesi i Grupit
Ndërkombëtar të Krizave në Beograd.
Në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit
të kaluar Serbia bëri dhe humbi katër
luftëra, por asnjëherë nuk mësoi nga
gabimet e kaluara. Pas disfatës së
Hitlerit, Gjermanisë iu deshën plot 25
vjet për ta bërë denazistifikimin e për
t‘u shkëputur plotësisht nga e kaluara.
Serbia këtë proces akoma nuk e ka
filluar. Koshtunica do të jetë produkti
i këtij procesi. Për karrierën politike të
Vojisllav Koshtunicës, tashmë ka filluar
numërimi mbrapsht!