E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, gjendet i vrarë emigranti shqiptar

Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë në Gre
qi, ndërkohë që nuk dihen motivet apo autori
që ka kryer këtë krim. 27-vjeçari, emri i të cilit nuk
është publikuar u gjet 20 kilometra larg Athinës dhe
në kokë ka shenja të dukshme dhune. Agjencia shtetërore
e lajmeve në Athinë konfirmoi se shqiptari
i vrarë u gjet në fshatin Dau Bedelis dhe mendohet
se kishte më shumë se 24 orë që kishte ndërruar jetë.
Sipas policisë greke, 27-vjeçari, emri i të cilit nuk
është publikuar, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij, prej
një të afërmi. Policia mbërriti menjëherë në shtëpinë
e tij. Ai u gjet në një pellg gjaku, i goditur me
mjete të forta në kokë. Fillimisht, grupi hetimor i
policisë mori trupin e pajetë dhe e dërgoi në morgun
e Athinës, ndërkohë që kreu edhe shoqërimin
e të afërmve të viktimës. Ata u morën të gjithë në
pyetje në lidhje me këtë vrasje, por nuk mundën të
japin ndonjë variant të mundshëm apo autor mbi
këtë krim të rëndë. Nga ana tjetër, në verifikimet e
kryera, sipas policisë greke ka rezultuar se shqiptari
nuk ka pasur implikim në çështje kriminale. Megjithatë,
policia greke tha se hetimet për këtë çështje
vazhdojnë. Nga të dhënat hetimore mësohet se policia
greke po heton për persona, të cilët banojnë përreth
zonës, ku u gjet kufoma e pajetë. Ndërkohë,
dyshohet se shqiptari i vdekur ka qenë nën shoqërinë
e personave të tjerë, para se të vritej. "Të gjithë
këto dyshime pritet të zbardhen brenda pak ditësh",
përfundoi deklaratën e saj policia e Athinës, e cila po
heton rastin e emigrantit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›