Tritol nënës me dy fëmijë
Shpërthimi i një sasie të kon
siderueshme eksplozivi ka
tmerruar banorët e një pallati
në Vlorë, por fatmirësisht pa viktima
në njerëz. Objektivi duket se ka
qenë një nënë dhe dy vajzat e saj,
të cilat veç tmerrit të përjetuar,
tashmë duhet të përballen edhe me
frikën se sërish mund të bien pre e
sulmeve terroriste. Por, kjo është
vetëm një pjesë e skenarit të historisë
rrëqethëse, pasi kjo nuk është
hera e parë që familja Myrtaj,
sulmohet me eksploziv. Anxhela
Myrtaj, e divorcuar dhe nënë e dy
vajzave, tregon se një veprim i tillë
i ka ndodhur edhe dy herë të tjera,
por policia, për mungesë provash,
nuk ka mundur të gjejë autorin.
Dyshimet e saj bien mbi ish-bashkëshortin,
ndërkohë që akuzon
policinë se nuk po parandalon një
krim të mundshëm. Sipas saj, herët
e tjera ka pasur vetëm dëme materiale,
ndërsa dje ka pësuar edhe
disa gërvishtje, ndërsa herën
tjetër..., nuk i dihet se çfarë mund
të ndodhë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur
mëngjesin e djeshëm, pikërisht
rreth orës 05:00, kur të gjithë banorët
e një pallati 6-katësh, pranë
Bashkisë së Vlorës, ende nuk ishin
zgjuar. Por, shpërthimi i eksplozivit,
veç zgjimit u ka sjellë atyre edhe
frikën, duke menduar se ky mund
të jetë vetëm fillimi. Sasia e lëndës
eksplozive ishte vendosur në derën
e 46-vjeçares Myrtaj. Shpërthimi ka
shkatërruar derën e jashtme të
hyrjes së kësaj banese, e më pas ka
shkatërruar korridorin dhe
dhomën që ndodhej përballë rrezes
së eksplozivit. Anxhela Myrtaj,
me dy vajzat dhe nënën e saj, në
kohën e shpërthimit të lëndës eksplozive
po flinin në dhomën tjetër,
që shmangej nga goditja ballore e
lëndës eksplozive. Pas shpërthimit,
banorët e pallatit janë tmerruar
dhe kanë dalë jashtë. Fqinjët kanë
parë të gjakosur familjen Myrtaj
dhe i kanë ofruar ndihmën e parë.
Më pas, është kuptuar se ato kishin
pësuar vetëm dëmtime të lehta
dhe pa rrezik për jetën. 46-vjeçarja,
me dy vajzat e saj, si dhe me nënën,
nga shpërthimi kanë marrë vetëm
gërvishtje të vogla në trup dhe fytyrë.
Disa minuta pas shpërthimit, në
vendngjarje kanë mbërritur ekspertët
e policisë, të cilët kanë kryer
ekspertimin e vendit të ngjarjes, por
nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë
provë për implikimin e autorëve të
dyshuar të ngjarjes. Ndërkohë, ekspertët
xhenierë kanë punuar për
një kohë të gjatë, duke studiuar çdo
detaj për të ndërtuar skenën e ngjarjes.
Në përfundim të ekspertizës,
burimet nga grupi hetimor i policisë
lokale bënë të ditur se lënda eksplozive
dyshohet se është e llojit
tritol dhe se është përdorur në
masën 150 gramë. Por, vendi i mbyllur
ka bërë që shpërthimi të jetë
shumë më i fuqishëm.
46-vjeçarja Myrtaj dhe dy vajzat
e saj, të cilat janë në shkollë të mesme,
jetojnë që prej tre vitesh në atë
banesë, pasi është divorcuar nga
bashkëshorti. Për vendosjen e
lëndës eksplozive, ajo ka akuzuar
ish-bashkëshortin e saj, me të cilin
ka pasur shpeshherë debate
dhe mosmarrëveshje, edhe pas
ndarjes. "Nuk kam asnjë konflikt
tjetër", është shprehur 46-vjeçarja,
duke shtuar; "i vetmi njeri që
akuzoj është ish-bashkëshorti im.
"Ky njeri më ka vendosur dhe dy
herë të tjera lëndë eksplozive në
banesë. Ka dy vite që ka ndodhur,
por dhe pse kam denoncuar në
polici, asnjë masë nuk është marrë
ndaj tij. Pas denoncimit të pronares
së banesës së dëmtuar,
uniformat blu kanë shoqëruar ishbashkëshortin
e saj dhe disa persona
të tjerë, të cilët dyshohen se
kanë dijeni për këtë ngjarje. Ata
janë marrë në pyetje dhe më pas
janë lënë sërish të lirë. Sipas policisë,
ende nuk ka prova të mjaftueshme
për identifikimin e personave
që kanë vendosur lëndën
eksplozive në banesën e familjes
Myrtaj.