E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden për parkimin, vdes i riu

 

LUSHNJE - Një sherr banal i ka marrë jetën një 24-vjeçari nga fshati Çermë, në rrethin e Lushnjës. Konflikti nisi mbrëmjen e së hënës për një parkim makine, por degjeneroi me disa të shtëna në një lokal. Si pasojë, Dorian Muça është qëlluar me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij Artur Tushe, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Gjendja e rëndë e të plagosurit bëri që ai të ndërrojë jetë mëngjesin e djeshëm. Viktima punonte në repartin e kirurgjisë pranë spitalit të Lushnjës, pas përfundimit të shkollës për infermier. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, të cilin pas pak orësh e kanë gjetur pranë banesës së tij. Tushe, 44 vjeç ka pohuar se krimin e ka bërë pas provokimit dhe fyerjes së të riut.             m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›