E Diel, 1 Nëntor 2026

Guti: S‘jam gay, po puthja motrën

Fotot e publikuara, ku spekulohej se lojtari i Realit të Madridit, Guti, ka puthur një mashkull, bënë që në Spanjë të shpërthente skandali. Megjithatë, "djaloshi" brun që futbollisti po puthte ishte motra e tij. Këtë e ka shpjeguar menaxheri i lojtarit për të përditshmen "El Pais": "Personi që ka puthur Guti ishte motra e tij. Ata kishin dalë në darkë për të festuar shtatzëninë e saj". Pra, lajmi se Guti ishte homoseksual, ka qenë thjesht një ngatërresë, por që nuk është pritur mirë nga 31-vjeçari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›