E Diel, 1 Nëntor 2026

Han, në vëzhgim Bogdani e Cana

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ari Han, ka nisur dje turin e tij evropian për të ndjekur nga afër futbollistët e kombëtares. Tekniku holandez ka udhëtuar drejt Italisë, ku ka ndjekur takimin mes Livornos dhe Xhenoas, në të cilin është aktivizuar për disa minuta edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, një titullar i pazëvendësueshëm në kombëtare. Më pas, turi i Han ka vazhduar në Francë, ku ai ka ndjekur takimin mes Nicës dhe Olimpikut të Marsejës. Qëllimi i kësaj vizite nuk ka qenë vetëm për të ndjekur në stadium Lorik Canën, kapiten i marsejezëve, por edhe për të takuar mesfushorin, pjesë kyçe e planeve të tij për kombëtaren kuqezi. Në ditët në vazhdim, Han do të vizitojë edhe vendin tonë për të ndjekur takime të kampionatit shqiptar dhe stërvitjet e klubeve të Superiores. Ndërsa më pas ai do t‘i dedikohet vëzhgimit të futbollistëve që aktivizohen në kampionatin gjerman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›