Hiks konfirmon zërat: E kërkuam Klinsmanin
Një nga bashkëpronarët e Liverpulit, Tom Hiks, ka mbështetur dje teorinë se e ardhmja e trajnerit Rafael Benitez është në dyshim. Ai ka treguar se klubi anglez ishte vënë në kërkim të Jurgen Klinsmanit, para se ky i fundit të pranonte ofertën e Bajernit të Mynihut. "Ne u munduam të siguronim një parakontratë, në mënyrë që ta bënim atë trajner, nëse Benitez do të largohej drejt Realit të Madridit apo ndonjë skuadre tjetër që përmendej në shtypin anglez. Ky opsion do të na shërbente edhe nëse marrëdhëniet mes palëve nuk do të ishin të mira. Por ju siguroj se pas takimit që zhvilluam me Benitez, situata është normalizuar", u shpreh Hiks.