MotoGp, "shpërthen" moda e garave natën
Viti 2008 do të sjellë për herë të parë në histori një garë të MotoGp që zhvillohet natën: eksperimenti do të bëhet më 9 mars, në Çmimin e Madh të Katarit. Por, kjo garë mund të jetë vetëm e para e një liste të gjatë. Në fakt, organizatorët e Çmimit të Madh të Malajzisë kanë kontaktuar drejtuesit e "DORNA"-s (Kompania Ndërkombëtare e Menaxhimit dhe Marketingut Sportiv) për të diskutuar mundësinë që edhe në Sepang të garohet natën. Ndërkohë, në cirkuitin e Dohas është instaluar një sistem shumë i kushtueshëm prozhektorësh, që do të garantojnë ndriçim perfekt të asfaltit.