INSTAT: Rritet me 2% kostoja e prodhimit
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 106.5% në krahasim me vitin 2005, duke shënuar një rritje prej 2.1%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Treguesi paraqet situatën e tremujorit të katërt të vitit 2007, i pagatitur nga INSTAT, i cili nënvizon faktin se në krahasim me fundin e vitit 2006, kostoja e prodhimit ka pësuar rritje me 5.2%. Dega "Industri Përpunuese" shënoi rritje prej 3.3%, duke pasur ndikimin më të madh në këtë indeks me 62.3%. Sipas INSTAT, brenda kësaj dege rritja më e madhe e kostos së prodhimit prej 6.4% vërehet në nëndegën "Industria ushqimore". Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetin "Industria e produkteve ushqimore dhe pije" me 6.6%. Rritje të kostos së prodhimit të produkteve është vërejtur edhe për tregun vendas, me 2.5% kundrejt periudhës shtator-korrik 2007.