E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimorët kanë të drejtë të nisin falimentin

Administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit shoqëri tregtare që kalojnë në statusin pasiv nga QKR. Këtë të drejtë e jep ligji "Për procedurat tatimore", neni 104. Ndërkohë që anëtarët e Komisionit parlamentar të Ligjeve diskutonin për procedurat e reja të falimentimit, duke kundërshtuar atributin që u jepet tatimorëve, nga ana tjetër qeveria ia jepte këtë të drejtë, po dje, me ligjin "Për procedurat tatimore", i cili edhe ky do të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare. Në ligjin e mëparshëm "Për falimentimin", Ministria e Financave dhe autoriteti i tatim-taksave zëvendësoheshin me seksioni tregtar të gjykatës së rrethit ku kryhen aktivitet firma. Tashmë gjykata do të nisë shqyrtimin e procedurave vetëm nëse kërkohet një gjë e tillë nga tatimet, me ndihmën e QKR-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›