E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, miratohet "kushtetuta" fiskale

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të radhës, mori në shqyrtim projektligjin "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë". Duke e cilësuar këtë projektligj si kushtetutën tatimore të vendit, Kryeministri Berisha u shpreh se projektligji në fjalë, i sjellë nga Ministria e Financave, vjen për diskutim në qeveri, pas miratimit javën e kaluar të projektligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor". Sipas ligjit të ri, shkrihet përfundimisht struktura e apelimit në Ministrinë e Financave, i jep forcë zbatimit të ligjit për lëshimin dhe mbajtjen e faturave tatimore dhe me TVSH, vendosjes së kasave regjistruese si dhe një sërë ndryshimesh në raport mes biznesit dhe administratës tatimore. Sipas ministrit Bode, ligji aktual për procedurat tatimore, i miratuar në vitin 1998, ka pësuar ndryshime të përvitshme dhe shpeshherë jokoherente, të cilat e bëjnë atë jo të përshtatshëm për përdorim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›