E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja, ekip për zgjedhjet në 22 qytete

Kryeministri Berisha ka mbledhur dje në mbrëmje Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur vetëm 20 minuta, janë caktuar komisionet për zgjedhjet në PD për kryetar të grupit në Tiranë dhe rrethe. Me vendim të këshillit janë ngritur gjithsej 22 grupe pune me nga 5 anëtarë. Grupet e punës janë ngritur në 22 qytetet më të rëndësishme të vendit dhe do të kujdesen për zgjedhjet për kryetar degësh në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe në qytetet më të rëndësishme të vendit. Vëmendja do të përqendrohet kryesisht në qytetet ku humbja e zgjedhjeve lokale ishte një disfatë e madhe për Partinë Demokratike. Ekipi i Partisë Demokratike do të fillojë aktivitetin menjëherë javën që vjen, në 22 qytete të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›