E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama në SHBA për reformën në prokurori

Kryeprokurorja Ina Rama vazhdon takimet në Departamentin e Shtetit në SHBA, ku ndër temat e diskutuara ka qenë reforma në institucionin e akuzës qendrore. "Në takimin me Rosemary DiCarlo, zv/ndihmëse sekretare e shtetit, në zyrën për çështjet e Evropës dhe të Euro-Azisë u diskutua për reformën ligjore në Shqipëri dhe reformimin e prokurorisë. Rëndësi e madhe iu kushtua gjatë takimit problemit të pavarësisë së organit të akuzës prej politikës, depolitizimit të institucionit të prokurorisë, si dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas saj, DiCarlo siguroi mbështetjen që do t‘i japë Departamenti i Shtetit punës së prokurorisë në përgjithësi, duke theksuar se suksesi i këtij institucioni dhe i drejtueses së tij përbëjnë kyçin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në një tryezë të rrumbullakët u ra dakord edhe për thellimin e bashkëpunimit mes organeve shqiptare dhe atyre amerikane të akuzës nisur prej faktit se fatkeqësisht edhe në SHBA janë konstatuar tashmë raste të krimit organizuar, në të cilat kanë qenë të implikuar edhe shtetas shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›