Integrimi në BE, Balla e Bregu debate në Kuvend
Deputeti i PS-së, Taulant Balla, ka kritikuar qeverinë se nuk raporton në Kuvend në lidhje me procesin e integrimit evropian. Në fjalën e tij, deputeti socialist ka atakuar ministren e Integrimit, Bregu, dhe Kryetaren e Kuvendit, Topalli, për mungesë të koordinimit të punës në respekt të ligjit të miratuar në 2004-ën, që qeveria, në dymujorin e parë të çdo viti duhet të informojë Kuvendin për punën e bërë për procesin e integrimit. Sipas Ballës, Këshilli i Ministrave duhet t‘i japë informacion të rregullt Kuvendit në lidhje me punën e bërë pranë institucioneve të BE-së. "Jeni të detyruar, tha Balla, që të na sillni të gjitha projekt-marrëveshjet dhe konventat që duhen lidhur me BE-në në kuadër të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në etj. Pretendime që janë kundërshtuar nga ministrja Bregu, e cila i ka kujtuar deputetit Balla që të kontrollojë informacionin, pasi çdo muaj ministria që ajo drejton informon Komisionin e Integrimit për punën e bërë.