Troket kriza e çmimeve
Tregu vendas duket se do të përfshihet nga një valë tjetër e rritjes së çmimeve. Shkaku edhe këtë radhë janë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Kriza botërore e ushqimeve po vazhdon më gjatë nga sa ishte parashikuar. Vetëm pak ditë më parë Rusia, ndërmori një masë, që e ka çoroditur tregun botëror të drithërave duke shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve. Qeveria e një prej vendeve më të mëdha eksportues të grurit ka trefishuar taksën e eksporteve për këtë produkt duke e çuar atë në 105 euro për ton. Situata është përkeqësuar edhe më, kur menjëherë pas Rusisë ka reaguar edhe Kina, një tjetër eksportues i madh, e cila vendosi të dyfishojë taksën e eksportit të drithërave. Këto masa e kanë rikthyer sërish tregun ndërkombëtar të drithërave në
krizë çmimesh për herë të dytë brenda 6 muajsh. Krahasuar me
vitin e kaluar, çmimi i miellit është rritur me 50 për qind. Por taksat
nuk janë problemi i vetëm. Bota po përballet së fundmi me mungesë të drithërave në treg. Ekspertët thonë se oferta në treg është aktualisht shumë e ulët, ndërsa kërkesa për grurë vazhdon të rritet. Kjo konfirmohet edhe nga prodhuesit vendas të miellit, të cilët deklarojnë jashtë kamerave se vendi i vetëm nga mund të eksportojnë tani mbetet Kazakistani, ku kostoja është e lartë.
Tregu vendas
Efektet e para tashmë janë dhënë. Prodhuesit e bukës nxituan
sërish të rrisnin çmimin duke e çuar dje atë në 100 lekë. Pronarët e
furrave të bukës thonë se ata janë të detyruar të rrisin çmimin e
bukës për shkak të rritjes së çmimit të miellit. Madje, ata paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve çka do të bënte që një bukë të kushtonte 1 euro ose e thënë ndryshe 120 lekë. Por ekspertët i tremben më shumë efektit zinxhir. Rritja e çmimit të drithërave prek një sërë produktesh të tjera. Shumë shpejt parashikohet një rritje e re e çmimeve të mishit dhe
nënprodukteve të qumështit për shkak se drithërat mes të tjerash
përdoren edhe si ushqim për blegtorinë. Sipas ekspertëve,
efektet e rritjes së çmimeve të drithërave ndihen në produktet e
blegtorisë 2 apo 3 muaj më pas. Sakaq, një tjetër produkt ushqimor bazë ka pësuar rritje çmimi. Vaji po tregtohet së fundmi me 250 lekë për litër, një rekord ky i paarritur kurrë më parë.
Krizë ushqimesh
Por taksat nuk janë problemi i vetëm. Bota po përballet së fundmi
me mungesë të drithërave në treg. Madje pikërisht kjo ka qenë
dhe arsyeja që Rusia me Kinën vendosën të reduktojnë eksportet
e grurit, për të mos cenuar qytetarët e tyre nga një krizë e
mundshme. Ekspertët thonë se oferta në treg është aktualisht
shumë e ulët, ndërsa kërkesa për grurë vazhdon të rritet. Kjo konfirmohet edhe nga prodhuesit vendas të miellit, të cilët deklarojnë se vendi i vetëm nga mund të importojnë grurë tani
mbetet Kazakistani, ku kostoja është e lartë. "Aktualisht, çmimi
që po na ofrohet në tregun e huaj është 527 dollarë për tonë, që me koston e transportit arrin në 700 dollarë", thotë Thomoglou Dimitrios, menaxheri i përgjithshëm i Atlas sh.a
Davos parashikoi uri
Disa prej ekspertëve ndërkombëtarë paralajmërojnë se për
vitin 2008 disa vende, kryesisht ato me të ardhura të ulëta, do ta
kenë të vështirë të sigurojnë ushqim. Paralajmërimet për një krizë
ndërkombëtare ushqimesh erdhën fillimisht nga Forumi
Botëror Ekonomik. Në raportin e rreziqeve për vitin 2008, ekspertët
e këtij forumi kishin parashikuar se për herë të parë pas disa dekadash, bota kërcënohet nga rreziku i furnizimit me ushqim. Por
disa ekspertë shprehen optimistë. Ata thonë se situata do të
stabilizohet menjëherë pas këtij viti, pasi çmimet e larta të grurit
do t‘i shtyjnë fermerët të mbjellin më shumë.