Interi, 10 muaj pa humbje në Serinë A
Interi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Serinë A që prej 18 prillit 2007 (1-3 në "San Siro" kundër Romës), ndërkohë që në takimet jashtë fushës së saj, skuadra e Mançinit nuk humbet që prej 30 prillit 2006 (1-0 në Empoli). Në Xhenoa, në sfidën me Sampdorian, dukej se kishte ardhur koha që libri i rekordeve të rishkruhej, megjithatë, goli i Krespos ka barazuar rrjetën e shënuar më parë nga Kasano. Por, pas 3 ditëve zikaltërit duhet t‘i harrojnë shifrat dhe të përqendrohen te sfida për kreun me Romën: ata duhet të bëjnë pa Stankoviç të dëmtuar dhe të zgjidhin polemikat e Vieira, që pas zëvendësimit ka shfaqur pakënaqësitë ndaj Mançinit.