E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi, skuadra pa defekte në vitin 2007

Duke vëzhguar shifrat e Interit, bindesh gjithmonë e më shumë se skuadra e Roberto Mançinit nuk ka pika të dobëta. Në vitin kalendarik 2007, zikaltrit kanë fituar 28 nga 37 ndeshjet e zhvilluara (duke iu referuar sfidave të zhvilluara në Serinë A). Në këtë periudhë, Interi ka humbur vetëm 1 herë, në "San Siro" kundër Romës, kur mendonte që të festonte përpara kohe titullin kampion (më datë 18 prill). 92 pikët e grumbulluara janë të paarritshme për kundërshtarët: Roma, skuadra e etiketuar nga të gjithë si rivalja e denjë, ka grumbulluar vetëm 70 pikë. Me këto llogari të thjeshta, skuadra e Spaletit ka humbur në çdo muaj 2 pikë në krahasim me Interin. Fiorentina ka mbledhur vetëm 68 pikë në vitin kalendarik, Milani vetëm 59, ndërkohë që Juventusi gjendej në Serinë B. Me këtë ecuri, arritja e kuotës së 100 pikëve nga zikaltrit në kampionat nuk duket tabu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›