E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpuli, sërish drejt shitjes?

Pronarët amerikanë, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet, mund të vendosin të shesin Liverpulin pas vetëm 12 muajsh. Problemet kanë lindur prej vështirësive të hasura nga borxhet e klubit pas blerjes, që nuk kanë mundur t‘i minimizojnë. Gjithashtu, premtimi për një stadium të ri shumë të shtrenjtë (me kosto 300 milionë paund) dhe krisja me trajnerin Rafa Benitez (i adhuruar nga tifozët) kanë bërë që Hiks dhe Xhilet të mendojnë largimin, qoftë ky i pjesshëm: pra duke shitur rreth 50 për qind të aksioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›