E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervistë me ujgurin Abu Bakkir Qassim

Më 5 maj 2006, pesë burra aziatike, të cilët mbaheshin prej vitesh të burgosur në kampin e Guantanamos (Kubë), transportohen me një avion ushtarak në Shqipëri. Për pesë burrat ujgurë, të arrestuar në Pakistan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, transferimi në Shqipëri do të thoshte lënia e një kampi ushtarak të burgosurish në cepin juglindor të Kubës, për ta zëvendësuar me një të ardhme të vetmuar në një prej vendeve më të varfra të Evropës. Për Shqipërinë, gatishmëria për të pranuar ujgurët e forcoi qëndrimin e atij vendi me SHBA-në dhe e solli në një konfrontim me Kinën. Shqipëria iu afrua tani me bindje Uashingtonit. Zv/presidenti Dik Çenei e mbështeti hapur kërkesën aq shumë të dëshiruar të Shqipërisë për t‘iu bashkuar NATO-s. A u sollën ujgurët në Shqipëri për të pasur siguri Uashingtoni se asgjë nuk do t‘u ndodhë? Si u trajtua prej analistëve dhe shtypit çështja e ujgurëve? Përshtypjet e një ujguri për gazetarinë shqiptare si një profesion tejet i lirë dhe aspak profesional, çfarë i mungoi pritjes së tyre dhe trajtimi që u bë për ta si njerëz në udhëkryq... Malli për vendlindjen dhe familjen, si babai i dy fëmijëve dhe vogëlushin e dytë që ende nuk e ka parë, por edhe rreziku për të mos e parë më kurrë... Apeli njerëzor për mbylljen e burgut famëkeq të Guantanamos, si një burg që nuk mund t‘i përkasë një vendi që përpiqet të vendosë demokracinë kudo në botë. "Për Guantanamon, thotë Abu Bakkir Qassim, mendoj se duhet të mbyllet, është i tmerrshëm, dhe kjo vlen për gjithë njerëzimin, për gjithë popujt". Për herë të parë, njëri prej ujgurëve, flet gjatë për "Top Channel", në mikrofonin e "Exclusive", revistës së përjavshme, prodhim i departamentit të informacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›