E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësit e shëndetësisë, punë deri më 31 dhjetor

Punonjësit e Ministrisë së Shën
detësisë do të qëndrojnë në
punë deri në datën 31 dhjetor.
Pushimet për ta do të nisin vetëm
më 1 janar dhe do të vazhdojnë deri
në datën 6. Puna për ta do të nisë
në 7 janar, ditën e hënë. Sipas
punonjësve të këtij dikasteri, deri në
datë 31 dhjetor do të mbyllen të
gjitha bilancet me punën, do të përfundojnë
të gjitha planet e mbetura
pezull, si dhe do të jepen të gjitha
rezultatet e projekteve për vitin 2007-
të. Vetëm kështu do të jenë më të
qetë për të nisur pushimet e Vitit të
Ri dhe për të nisur më pas mbarë
2008-ën. Ndërsa pjesa tjetër e shëndetësisë,
urgjencat dhe mjekët që
do të qëndrojnë në to, të cilëve sipas
grafikut u ka rënë punë dita 31
dhjetor dhe 1 janar, do ta gdhijnë
natën e ndërrimit të viteve në krye
të detyrës. Do të jenë në punë të
gjithë ata infermierë dhe të gjithë ata
mjekë që nuk mund të mungojnë në
punë edhe gjatë ditëve të festave
zyrtare. Si çdo vit në spitale, mjekët,
pacientët dhe familjarët që nuk
dëshirojnë të lënë vetëm të afërmit,
mblidhen së bashku për të festuar
dhe për t‘i uruar njëri-tjetrit: "Gëzuar
Vitin e Ri". Edhe pse spitalet apo institucionet
shëndetësore janë shtetërore,
përsëri qëndrojnë në punë
edhe në ditët kur zyrtarisht të gjithë
bëjnë pushim. Administrata e ministrisë
do të qëndrojë në punë si
gjithmonë deri në orën 16:30, për t‘u
larguar më pas në shtëpi, ndërsa
bluzat e bardha në spitale do të lënë
familjen për të qëndruar me pacientët
në punë. Menyja e darkës do
të jetë pak më e "bollshme" se zakonisht.
Sipas drejtorisë spitalore,
veç pjatave të zakonshme vakti do
të shoqërohet me mish, me fruta
dhe ëmbëlsira. Kjo meny shtesë do
të jetë "dhuratë" jo vetëm për pacientët,
por edhe për mjekët e infermierët.
Ditën e marrjes së rrogës,
e gjithë administrata e shëndetësisë
do të shpërblehet me 10 mijë
lekë të reja. Ndërsa mjekët e familjes,
sipas kushteve të reformës në
sistemin parësor, do të shpërblehen
në këtë fundvit me 30 mijë lekë
të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›