E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, ja ministritë që dështuan

 

Ministria e Arsimit, e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë janë prapa me realizimin e investimeve. Një fakt i tillë është deklaruar nga vetë ministri i Financave. Kështu, Ministria e Arsimit ka një sërë projektesh të bashkëfinancuara me Bankën Botërore me një ndarje 50% me fonde të buxhetit të shtetit dhe 50% me kredi të dhëna nga banka, të cilat për motive të ndryshme që kanë të bëjnë me donatorin, kanë pësuar një shtyrje në kohë. Po kështu, Ministria e Mbrojtjes ka disa projekte që kanë të bëjnë me blerje pajisjesh në kuadrin e programit për modernizimin e ushtrisë në kuadrin e anëtarësimit në NATO. Sipas Bodes, janë procedura tenderimi që lidhen me blerje dhe investime në ndërtim, që mendohet të bëhen në periudhën e fundit të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›