Kriza botërore në rrezik eurobondet shqiptare
Për herë të parë qeveria shqiptare do të emetojë letrat me vlerë në bursat ndërkombëtare, duke hyrë kështu në tregun e eurobondeve. Por një nismë e tillë rrezikohet nga kriza financiare, që ka përfshirë shumë ekonomi ndërkombëtare. Lidhur me krizën ndërkombëtare financiare, shefi i misionit të FMN-së Bell, ka thënë se për momentin, Shqipëria nuk është shumë e integruar në tregjet financiare ndërkombëtare, pasi ajo ende nuk ka emetuar bone apo eurobono në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Por sipas tij, fakti se sistemi bankar në Shqipëri është i zotëruar nga investitorë të huaj, bankat mëmë së të cilave marrin pjesë në tregun ndërbankar evropian, përbën një mundësi që të reflektohen krizat nga këto tregje edhe në tregjet shqiptare. “Kjo është një nga arsyet që ne këshillojmë Bankën e Shqipërisë të monitorojë më shpesh situatën monetare dhe financiare”, tha ai.