Inzagi, në spital për gurë në veshka
Filipo Inzagi dhe e gjithë skuadra e Milanit janë lehtësuar kur në mesditën e djeshme kanë mësuar se shqetësimet e lojtarit nuk do të shkaktojnë asnjë komplikacion. Sulmuesi ka zhvilluar një vizitë mjekësore në spitalin e Dubait (ku kuqezinjtë po zhvillojnë fazën përgatitore) dhe pas testeve mjekësore, doktorët kanë përcaktuar diagnozën: gurë në veshka. "Bluzat e bardha vendosën të mos ndërmarrin asnjë hap, për të pritur që masa, e cila është afro 3 milimetra, të nxirret nga trupi natyralisht. Inzagi është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të vazhduar seancat stërvitore. Milani pritet të kthehet në Itali më 9 janar, pasi në datën 13 ata do të ndeshen me Napolin. Lajmi tjetër i mirë është edhe përfundimi i dokumentacionit për Paton. Braziliani pritet të luajë si titullar në "San Siro".