E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, inflacioni më i lartë në një dekadë

Rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve e çuan inflacionin në Itali në shifrën më të lartë të këtij dhjetëvjeçari në muajin janar, duke e bërë rënien e fuqisë konsumatore çështje qendrore të zgjedhjeve, që pritet të mbahen në prill. Çmimet italiane të konsumit, të harmonizuara me BE-në, u rritën me 3,1% vitin e kaluar, tha agjencia italiane e statistikave ISTAT, shifra më e lartë qysh prej kohës së krijimit të indeksit në vitin 1997. Ndërsa Napolitano pritet të shpallë zgjedhjet në prill, rritja e çmimeve mund t‘i tundojë politikanët të premtojnë rritje pagash ose ulje taksash, diçka prej së cilës ekonomistët tremben se mund të nxisë inflacionin në të gjithë zonën euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›