E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo vetëm Jezu Krishti: Ja të gjithë ata që kanë lindur më 25 dhjetor

Cili është personazhi më i njohur që ka lindur më 25 dhjetor? Menjëherë do të përgjigjeshim Jezusi i Nazaretit, "ditëlindja" e të cilit do të përbënte edhe festimin nga ana e të krishterëve të Krishtlindjeve. Por, historianët kanë treguar se Krishti nuk lindi as në vitin 0 dhe aq më pak më 25 dhjetor, datë e zgjedhur vetëm në shekullin III pas Krishtit, për të përkujtuar lindjen dhe për të larguar bashkëshoqërimin me festat pagane kushtuar zotit Diell, përhapur në të gjithë Perandorinë Romake, tashmë në Perëndim e sipër dhe e copëtuar nga konfliktet mes të vjetërve dhe të rinjve. Megjithatë, zbulime të tilla nuk privojnë Krishtlindjet nga magjia e tyre dhe nuk largojnë rëndësinë dhe peshën historike të lindjes së Jezu Krishtit. Këtë e dinë shumë mirë sovranët, të cilët kanë zgjedhur 25 dhjetorin për ceremoninë e kurorëzimit, duke i dhënë asaj një ngjyrim shenjtërimi. E kush nuk kujton Krishtlindjet e vitit 800, datë në të cilën Karli i Madh u shpall Perandor i shenjtë romak? Në fund të fundit, edhe ai shënoi një lindje, apo më saktë një rilindje: atë kulturore të Evropës Perëndimore. Më 25 dhjetor 1066, në Londër u kurorëzua Mbreti i Anglisë, normani Uilliam Pushtuesi (William the Conqueror). Në mënyrë indirekte na bëri një dhuratë të bukur për Krishtlindje: në sajë të tij, fjalori anglez ka më shumë se 50 për qind të termave neolatine. Pa pushtimin norman, të studiuarit e anglishtes do të ishte po aq i vështirë sa të studiuarit e gjermanishtes. Por, kurorëzimin e këtyre dy sovranëve të mëdhenj e shoqëron edhe rënia e një diktatori: ajo e Nikolae Çausheskut, i dënuar me vdekje në një proces që përfundoi më 25 dhjetor 1989. Ndërmjet të lindurve të mëdhenj më 25 dhjetor është Isak Njutoni (1642), një nga baballarët e shkencës moderne, por edhe një studiues i madh i Biblës, pasi u përpoq të gjente datën e saktë të vdekjes së Jezu Krishtit. Apo Sadati (1918), Presidenti egjiptian, jo i krishterë, që kontribuoi shumë për paqen në botë me marrëveshjet e nënshkruara në Camp David me Izraelin dhe që i dhanë edhe një çmim "Nobel" në 1978-ën. Po kështu, më 25 dhjetor u lind edhe Hamfri Bogart, aktori i pavdekshëm i filmit "Casablanca". Në fakt, ka zëra që vënë në dyshim këtë datë. Prej kohësh besohej se dita e lindjes së tij, pikërisht ajo e Krishtlindjeve, ishte një gjetje e kompanisë "Warner Bros", për ta zbutur disi të "fortin" e kinemasë bardhezi. Akti i lindjes së protagonistit të "Casablanca"-s nuk ekziston, por misteri vazhdon, edhe pse ka disa dokumente që vërtetojnë lindjen e tij në muajin dhjetor. Por, dita e Krishtlindjeve ka regjistruar edhe disa humbje të mëdha, si ajo e artistit surrealist, Joan Miró (1983) si edhe protagonistë të shumtë të botës së spektaklit, Çarli Çaplin (1977), Din Martin (më 1995), Xhorxho Strelher (‘97), për të ardhur në Krishtlindjet e kaluara, me mbretin e muzikës soul Xhejms Braun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›