E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi hedh sytë nga Deko

Gazeta Spanjolle "Sport" ka publikuar dje një lajm të bujshëm të merkatos, sipas të cilit mesfushori i Barcelonës, Deko, është drejt kalimit në Serinë A. Skuadra më e interesuar për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese është Juventusi, të cilës i nevojitet një fantazist i mirëfilltë. Portugezi dëshiron të largohet nga skuadra katalanase, pasi nuk gjen më stimuj dhe cilësohet si një lojtar i dorës së dytë nga trajneri Rajkard dhe drejtuesit e klubit, gjë që mund ta shtyjë drejt Juventusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›