E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet Moris Grin

Ish-kampioni olimpik i 100 metrave, Moris Grin, ka anonçuar tërheqjen nga atletika për shkak të dëmtimeve të shpeshta. 33-vjeçari, i cili ka fituar medaljen e artë në 100m dhe 4x100m në Lojërat e vitit 2000, nuk ka qenë në lartësinë e duhur prej kohësh (medalja e fundit në një aktivitet madhor ishte argjendi në Olimpiadën 2004). Në vitin 1999, Grin vendosi rekordin e botës në 100m me kohën 9.79. Ai ka fituar pesë medalje ari në kampionatin botëror, duke përfshirë edhe tre tituj radhazi në 100 metra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›