E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD: Kontrolle në të gjitha gjykatat e Shqipërisë

Kontrolli i Lartë i Drejtësisë do të nisë një inspektim në të gjitha gjykatat në rrethe dhe më pas do të hartojë një raport për shkeljet. Pas kësaj pritet që të merren masat ndëshkimore për gjyqtarët dhe gjykatat që përfaqësojnë. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në një prononcim deklaronte se kontrolli do të nisë të hënën një kontroll në të gjitha gjykatat e Shqipërisë, të shkallës së parë dhe të apelit. Spahiu tha se Kontrolli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur në krye të inspektoratit të kontrolleve një gjyqtare karriere, magjistrate, e cila do të monitorojë një trupë inspektorësh, si dhe do të japë urdhrat përkatëse. Pritet që konkluzionet të paraqiten në mbledhjet e KLD-së, ku pritet të lavdërohen dhe të merren masat ndëshkimore, nëse ka shkelje. Disa ditë më parë, KLD-ja kreu një kontroll në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Por pushimet e administratës së gjykatës nuk kanë lejuar verifikimin e dosjeve që kanë gjykuar gjyqtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›