E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo: Kështu kurorëzova karrierën time si trajner

Fabio Kapelo, ka dhënë dje intervistën e tij të parë si trajneri i përfaqësueses së Anglisë. Ai ka pranuar se kjo do të jetë një detyrë shumë e vështirë për të, por njëkohësisht është edhe kurorëzimi i një karriere të suksesshme të cilën shpreson ta mbyllë me një trofe të rëndësishëm për britanikët. "Kjo është një aventurë entuziazmuese, sigurisht shumë e vështirë dhe me shumë pengesa që duhen kapërcyer, por mua më kanë pëlqyer gjithmonë sfidat. Tani do të provoj diçka ndryshe. Sigurisht që është një ëndërr, i isha afruar shumë disa vite më parë, por u konkretizua vetëm tani. Ashtu si të gjithë ëndrrat, shpresoj që të mos zgjohem i trembur. Në Angli është një mënyrë tjetër pune, në një shtet ku futbolli shihet si një fe. Të gjithë pyesin veten pse kjo kombëtare nuk arrin të fitojë, ndërsa klubet janë të suksesshme. Duhet të krijoj sa më parë një grup, për të mbyllur në mënyrën më të mirë karrierën time si trajner", tha Kapelo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›