E Diel, 1 Nëntor 2026

Redknap, kundër Federatës: Nuk nevojitej një i huaj

Trajneri i Portsmuthit, Herri Redknap, është i bindur se Federata Angleze ka ndërmarrë një hap të panevojshëm në caktimin e Fabio Kapelos si trajner të përfaqësueses. Ai mendon se një detyrë e tillë mund të bëhet nga një menaxher i mirë dhe jo nga një trajner i mirëfilltë. "A duhet që të jesh një supertrajner që të drejtosh Anglinë? A ka nevojë Stiven Xherard që të trajnohet? Sigurisht që jo. Po Eshli Kol, Xhon Terri, Rio Ferdinand, Mikah Riçards, Frenk Lampard apo Uejn Runi? Ata vijnë tri ditë para ndeshjes, çfarë mund t‘u mësosh atyre? A mund t‘i mësojë Xherardit si pasohet apo Lampardit të mbajë topin dhe ta dërgojë në trekëndësh me një gjuajtje nga 30 metra? Këtu nuk ka lidhje me trajnimin! Kjo punë ka lidhje me zgjedhjen e lojtarëve, organizimin e tyre, duke i dhënë besim nëpërmjet një platforme që do t‘i lejojë ata të luajnë pa frikë. Supertrajnerët nuk ekzistojnë. S‘kam gjë me Kapelon, por na duhej një anglez", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›