E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i riu, kërkohej në SHBA për trafik makinash

Një 21-vjeçar nga Shkodra me banim të përkohshëm në Amerikë, Besmir Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Byroja Federale e Hetimit të SHBA-së për trafik mjetesh motorike të vjedhura, është arrestuar pasditen e djeshme. Prangosja e të riut është bërë në sajë të një operacioni të mirorganizuar nga seksioni i luftës kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë. Sipas burimeve nga policia, kapja e tij është bërë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se i kërkuari nga policia amerikane ishte kthyer në Shqipëri më 6 nëntor të këtij viti dhe ndodhej në një zonë periferike të qytetit. 21-vjeçari ishte shpallur para 6 ditësh në kërkim ndërkombëtar nga Byroja Federale e Hetimit në SHBA për veprën penale "trafikim i mjeteve motorike të vjedhura". Pas prangosjes, Besmir Boshnjaku pritet të ekstradohet në SHBA, pasi kapja e këtij personi është bërë nga Komisariati i Policisë së Shkodrës, për llogari të SHBA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›