E Diel, 1 Nëntor 2026

Karvajo do të mungojë ndaj Shqipërisë

 

Rikardo Karvajo, mbrojtësi i përfaqësueses portugeze, do të mungojë në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet më 15 tetor në Bragë. 30-vjeçari i ekipit të Çelsit ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Mançesterit javën që shkoi dhe sipas stafit mjekësor të klubit londinez, ai do të qëndrojë jashtë fushave të gjelbra minimumi për një muaj, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë. Ky është një lajm i mirë për përfaqësuesen shqiptare dhe për trajnerin e saj, Ari Han, sepse kjo do të thotë se Karvajo do të mungojë në ndeshjen kundër Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Afrika e Jugut 2010”. Në dyshim për këtë takim është edhe mesfushori i Portugalisë, Deko, i cili gjithashtu është dëmtuar në përballjen me Mançesterin javën e kaluar. Mjekët e skuadrës angleze bëjnë të ditur se ai mund të mungojë vetëm për dy javët e ardhshme, por nuk janë të sigurt për këtë, prandaj ka mjaft gjasa që kundër Shqipërisë të mos luajë as Deko, që është gjithashtu një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga Karlos Keiroz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›