Shqipëria humbet 4-0 me Finlandën
Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Ardian Mema humbi thellësisht 4-0 me Finlandën vendase në ndeshjen e parë eliminatore për Grupin 10, ku marrin pjesë edhe Bjellorusia e Maqedonia. Finlanda shënoi dy gola brenda katër minutash: 33’ e 37, ndërkohë që në pjesën e dytë finlandezët realizuan në të 47’ e 27’. Në fakt, në humbjen e kuqezinjve të vegjël ka ndikuar edhe njohja e pakët e Memës, pasi ky i fundit u emërua në krye të bankinës vetëm para pak ditësh pas shkarkimi të Shpëtim Duros. Takimi u gjykua nga holandezi Pol Van Boekel. Takimi tjetër ai midis Bjellorusisë e Maqedonisë përfundoi 0-0. Të enjten kuqezinjtë e Ardian Memës do të përballen me Bjellorusinë, ndërsa të dielën me Maqedoninë. Gjithsesi, ia vlen të kujtojmë së në eliminatoret e fundit të U-17 të zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë e Durrës, Shqipëria humbi 3-0 me Holandën e 6-0 më Francën, ndërkohë që barazoi vetëm me Letoninë 1-1.