E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina kërkon rrjetin hekurudhor

Qeveria kërkon të japë me koncesion rrjetin hekurudhor në Shqipëri. Një kompani e njohur kineze ka ardhur këto ditë në Tiranë për të zhvilluar takime pune me kreun e qeverisë shqiptare. Kryeministri Berisha ka pritur dje përfaqësues të kompanisë kineze "China Raillway Construction Corp", të cilët janë të interesuar të marrin me koncesion rrjetin hekurudhor në vendin tonë. Në planin e investimeve të tyre përfshihet edhe studimi dhe ndërtimi i disa rrugëve prioritare e terminaleve hekurudhore në porte. Kryeministri Berisha, pasi i njohu bashkëbiseduesit për interesin strategjik të këtyre investimeve, i siguroi se projektet e tyre do të vlerësohen me transparencë dhe prioritet.

Situata për dhënien me koncesion të rrjetit hekurudhor është në negociata e sipër dhe gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim. Kryeministri u shpreh se lidhjet e Shqipërisë me Kinën kanë një histori në fushën ekonomike dhe vazhdimi i kësaj tradite është i mirëpritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›