E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, tur në bastione, PD-ja premton rrugë të reja në Laç

Kryeministri Berisha u premton banorëve të Laçit përmirësimin e infrastrukturës. Gjatë vizitës së tij në qytetin e Laçit, u shpreh se qeveria mbetet e angazhuar për një përmirësim cilësor të infrastrukturës në këtë qytet. Duke iu drejtuar banorëve të Laçit, Kryeministri foli më konkretisht për ndërtimin dhe rikonstruksionin e disa akseve rrugore të këtij qyteti. "Në këtë zonë do të ketë disa investime në infrastrukturë si, rruga te kisha, rruga që lidh qytetin me autostradën, rruga për në Patok, rruga e Adriatikut, rruga për në Mamurras. Unë ju jap fjalën se nuk do lëmë asnjë projekt pa zbatuar, në mënyrë që ju të keni furnizimin me ujë 24 orë, të keni rrugë të mira dhe furnizimin me energji", tha Kryeministri. Një ndër prioritetet kryesore të qeverisë gjatë këtij viti janë ndërtimi i rrugëve të rëndësishme, por edhe rikonstruksionet që priten të bëhen në rrugët dytësore, të cilat zënë në buxhetin e këtij viti një vend të rëndësishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›