Legalizimi, në proces edhe tre rrethe
Procesi i legalizimit të zonave informale po vazhdon normalisht. Në sekretarinë teknike të KRRTRSH-së presin shqyrtimin për miratim për legalizim edhe zona të tjera informale, bënë të ditur burime zyrtare të ALUIZNI-t. Sipas burimeve të mësipërme, tashmë presin miratim zonat që ndodhen në komunat e Shkodrës në 8 zona informale, në Lezhë me 3 zona informale, një zonë informale në Tiranë, në Vlorë me 11 zona informale, në Durrës me 3 zona të tilla si dhe 8 zona në Qarkun e Korçës. Gjithashtu, edhe në sekretarinë e Bashkisë së Tiranës, ekzistojnë rreth 25 pallate të reja me shtesa, të cilat po përgatiten për miratim në mbledhjet e ardhshme të KRRT-së së Tiranës. Ndërkohë, në KRRT-të e qyteteve të tjera, si në Durrës, Elbasan, Vlorë, etj., po përgatitet dokumentacioni për pallatet, ku janë devijuar projektet e ndërtimit, bënë të ditur burimet e ALUIZNI-t. Në muajin nëntor 2007, KRRTRSH miratoi për legalizim 67 zona informale, ndërsa dje, miratoi dhe 31 zona të tjera informate.