E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolonjë, protestë kundër sistemit gjyqësor

Banorë të Kolonjës i janë bashkuar një proteste kundër sistemit gjyqësor. Të paktën pesë familje pretendojnë se të afërmit e tyre janë dënuar padrejtësisht për një ngjarje të vitit 1997. Të afërm të të dënuarve për vrasjen e komisionerëve të PS-së dhe PSD-së, Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi, kanë dalë në sheshin ku 11 vjet më parë është kryer krimi, në ditën e dorëzimit të kutive të votimit. Ata kanë kërkuar që nëpërmjet instancave shtetërore të rihapet çështja hetimore nga e para për këtë ngjarje të bujshme, që pati 12 të arrestuar dhe më pas pesë të dënuar, midis të cilëve tre efektiva të policisë dhe dy civilë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›