E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja, Shqipëria me 4 "shkolla futbolli"

Lojtarët e përfaqësueses shqiptare do të kenë luksin të mësojnë një tjetër stil të interpretimit të futbollit, pas emërimit të Ari Han si trajneri i Kombëtares. Pas eksperiencës italiane me Dosenën, asaj gjermane me Brigel dhe së fundmi asaj austriake me Bariç, kuqezinjtë do të kenë mundësi të mësojnë edhe shkollën holandeze. Një "luks" për Kombëtaren tonë që në 5 vitet e fundit ka pasur mundësi të shohë mënyra të ndryshme interpretimi të lojës, por nuk ka arritur ende të gjejë vetveten, duke u endur nëpër vendet e fundit të klasifikimit në paraeliminatore. Shpresa e drejtuesve të FSHF-së është që koncepti holandez i "futbollit total" të shndërrojë grumbullin e individëve kuqezi në një grup kompakt. Kjo me idenë për të evituar krijimin e grupeve brenda dhe jashtë fushës së lojës, që shpesh kanë dëmtuar objektivat e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›